COVID-19/ Greqia regjistron mbi 1,800 raste pozitive dhe 65 viktima

65

Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1,829 raste të reja pozitive me Covid-19.

Mediat vendase shkruajnë se kanë humbur jetën 65 qytetarë, duke e çuar totalin e viktimave, që nga nisja e pandemisë, në 9,462.

Po ashtu, në intubim ndodhen 841 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.