Covid-19/ Irani regjistron mbi 3,000 të vdekur

121

Iranit është bërë shteti i gjashtë në botë me mbi 3000 viktima të koronavirusit, pas Kinës, Italisë, Spanjës, Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 138 viktima, duke e çuar në 3036 shifrën e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi.

Për vetëm një ditë, në Iran gjithashtu u konfirmuan 2987 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka shkuar në 47 mijë e 593 persona, shkruan “The Guardian”.

Kiuanoush Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 3871 pacientë ndodhen në gjendje kritike dhe 15 mijë e 473 të tjerë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.