“Covid-19 ka të ngjarë të jetë problem për disa dimra të ardhshëm”

69

Covid-19 ka të ngjarë të jetë një problem për dimrat e ardhshëm, me gjithë programet e vaksinimit, tha zyrtari kryesor mjekësor për Anglinë, Chris Whitty, gjatë një konference shtypi, raporton CNN.

“Kjo është diçka që ne duhet ta shohim për një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, ka të ngjarë të jetë një problem për disa dimra të ardhshëm,” tha Whitty.

Kryeshefi mjekësor për Anglinë tha se sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, për të cilat ka vaksina, ende shkaktojnë një numër të konsiderueshëm të vdekjeve çdo vit, e po kështu do të bëjë edhe Covid-19.

“Druaj se koronavirusi do të shtohet në atë listë të sëmundjeve që ata që janë të prekshëm, edhe përkundër vaksinimit, mund të jenë në rrezik,” tha ai.

“Ne vaksinojmë njerëz kundër gripit, vaksinojmë kundër pneumonisë pneumokoksike dhe akoma ka raste dhe ka vdekje”, u shpreh Whitty.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.