COVID-19/ Kosova regjistron 599 të infektuar dhe 17 viktima

49

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 599 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 3,576 testime të kryera gjithsej.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 17 qytetarë. Viktimat janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 868 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 85,196.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.