COVID-19/ Kosova regjistron 75 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

49

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 75 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 1,312 testime të kryera gjithsej.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 4 qytetarë. Viktimat janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 546 pacientë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.