Covid-19/ Kosova regjistron 775 raste pozitive dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

47

Kosova ka regjistruar ditën e sotme 775 raste pozitive me Covid-19 nga 1,903 teste të kryera gjithsej, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 37,028.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 15 viktima.

Viktimat janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).

Janë shëruar edhe 553 pacientë, duke e çuar totalin e të rikuperuarve në 22,690.

/descript.al/