Kryeministri francez Jean Castex ka deklaruar këtë të enjte se Franca ka bërë një punë të mirë në luftën ndaj valës së dytë të Covid-19, ndonëse është e parakohshme të flitet për t’i dhënë fund bllokimit të vendit.
Po ashtu, Castex këshilloi qytetarët që të mos ulin vigjilencën gjatë festave, shkruan Reuters.
“Përpjekjet tuaja po marrin shpërblimin e merituar. Presioni nga epidemia po dobësohet dhe po dobësohet më shumë në Francë sesa në kombet e tjera evropiane.”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, paralajmëroi se vala e dytë ende nuk ka mbaruar, pasi çdo gjashtë minuta një pacient me Covid-19 i shtohet kujdesit intensiv.
/descript.al/