Covid-19/ Kryeministri Johnson: Izolimi ka nisur të japë efektet e para

62

Kryeministri britanik Boris Johsnon ka bërë me dije këtë të mërkurë se kufizimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e Covid-19 kanë nisur të japin efektet e para në disa pjesë të vendit.

“Është shumë e rëndësishme të theksojmë se jemi ende në ditët e para, por kufizimet kanë nisur të japin efekt vetëm në disa zona, por jo në të gjithë vendin.”, tha Johnson.

Ai gjithashtu tha se nuk përjashtohen kufizime dhe më të ashpra nëse situata nuk përmirësohet, shkruan Reuters.

/Descript.al/