Covid-19/ Maqedonia e Veriut do të porosisë 100 mijë doza nga vaksina ruse

68
Antalya, TURKEY - August 11, 2020. The Covid-19 coronavirus vaccine produced in Russia named Sputnik-V.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të porosisë 100 mijë doza vaksinash anti-Covid nga kompania ruse “Sputnik V”.

“Po, do të porosisim vaksina edhe nga Sputnik. I kamë dhënë udhëzimet. Më kanë informuar se ka kapacitet edhe për 100 mijë dhe u kamë thënë le të bëhet porosia edhe nga atje. Do të thotë gjithçka që ekziston si vaksionë, kemi bërë porosi dhe marrëveshje”, tha kryeministri Zaev.

Deri tani, Maqedonia e Veriut ka marrë vaksina vetëm nga kompania “Pfizer”.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.