Covid-19/ Maqedonia e Veriut regjistron 416 raste pozitive dhe 7 viktima

66

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 416 raste të reja pozitive me Covid-19.

Të infektuarit janë nga këto komuna: Shkup-186, Prilep-37, Kavadar-29, Ohër -23, Veles dhe Strugë nga 16, tetove-13, Kumanovë-12, Manastir-11, Strumicë-10, Gostivar dhe Shtip nga 8, Koçanë-7, Gjevgjeli, Negotinë dhe Kriva Pallankë nga 5, Radovish dhe Dellçevë nga 4, Sveti Nikollë dhe Berovë nga 3, Kërçovë, Resnjë dhe Dojran nga 2, Probishtip, Vallandovë, Kratovë, Bogdancë dhe Krushevë nga 1.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 278 pacientë, ndërsa 7 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.