Covid-19 mbërrin në Pallatin Mbretëror të Suedisë, rezultojnë pozitivë Princi Carl Philip dhe Princesha Sofia

63
Prins Carl Philip, Prinsessan Sofia och Prins Alexander. Drottningholms slott. Maj 2016

Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij, Princesha Sofia, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe për pasojë janë vetëizoluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror i Suedisë, shkruan TheGuardian.

Sipas njoftimit, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, bashkë me bashkëshorten po shërohen në shtëpinë e tyre në Stokholm bashkë me dy fëmijët e vegjël.

Po ashtu, bëhet me dije se i gjithë pallati mbretëror, si dhe Princesha e Kurorës Victoria dhe bashkëshorti i saj, Princi Daniel, do të testohen për Covid-19.

Në fillim të pandemisë, Princesha Sofia nisi kontributin e saj si ndihmëse e kujdesit shëndetësor në spitalin Sophiahemmet në Stokholm, detyrë të cilën vazhdon ta bëjë me kohë të pjesshme.

/descript.al/