Autoritetet greke kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 842 raste të reja pozitive me Covid-19, duke e çuar totalin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë në 153,226.
Në intubim ndodhen 283 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç, shkruan Ekathimerini.
Sipas të dhënave, 21 persona kanë humbur jetën. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,692.
/Descript.al/