Covid-19/ Më shumë se 60 milionë të infektuar në gjithë botën

62

Numri global i rasteve të konfirmuara të koronavirusit arriti 60 milionë të mërkurën, me ritmin e infeksioneve të reja që përshpejtohen dhe Shtetet e Bashkuara raportojnë numra rekord të shtrimeve në spital, sipas Reuters.

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara, vendi më i prekur në botë, u kërkuan amerikanëve të qëndronin në shtëpi për festën e Falenderimeve pasi numrat në rritje të pacientëve me COVID-19 i shtynë profesionistët mjekësorë në vëshitrësi.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 1 milionë raste të reja COVID-19 në më pak se një javë, duke çuar infeksionet totale të raportuara në mbi 12.5 milionë dhe numrin e vdekjeve në 260,000, sipas të dhënave të Reuters bazuar në deklaratat zyrtare.

Globalisht, infeksionet kanë arritur në 60.005 milion dhe vdekjet në 1.4 milionë.

Një analizë e të dhënave të Reuters tregoi shkallën e infeksioneve të reja që rriten globalisht. U deshën vetëm 17 ditë për të kaluar nga 50 milion raste në 60 milionë, krahasuar me 21 ditët që u deshën për të kaluar nga 40 milionë në 50 milionë. Rreth 580,000 raste janë raportuar çdo ditë gjatë javës së kaluar dhe rreth gjysma e të gjitha rasteve që nga fillimi i pandemisë janë raportuar gjatë 70 ditëve të fundit.

Në Evropë, 1 milionë raste të reja u regjistruan për vetëm pesë ditë, për një total prej më shumë se 16 milionë raste, duke përfshirë 365,000 vdekje.

Qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin kufizime në jetën publike për të frenuar përhapjen e Covid-19.