Covid-19/ Ndërron jetë foshnja 6 javëshe në SHBA

172

Një foshnje 6-javëshe në Connecticut të SHBA-ve ka ndërruar jetë nga coronavirusi, dhe besohet të jetë viktima më e re në botë që ka humbur betejën me virusin COVID-19.

Foshnja ishte dërguar në spital gjatë javës së kaluar pothuajse pa shenja jete, dhe mjekët nuk kishin mundur të bëjnë asgjë më shumë për të.
Vdekja e foshnjës është bërë publike nga guvernatori i Connecticutit, Ned Lamont, i cili i bëri thirrje njerëzve të wëndrojnë në shtëpi, pasi ky virus nuk kursen asnjeri.