Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 199 të infektuar dhe 8 viktima gjatë 24 orëve të fundit

61

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit 199 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 1,846 testime të kryera gjithsej.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar mbi 94 mijë të infektuar dhe 7,875 janë raste aktive.

Fatkeqësisht, 8 persona kanë humbur jetën, ndërsa 264 të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.