Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 364 të infektuar dhe 24 viktima gjatë 24 orëve të fundit

49

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit 364 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 2,379 testime të kryera gjithsej.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 qytetarë. Viktima më e re ishte 40 vjeç.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 689 pacientë, duke e çuar totalin e të rikuperuarve që nga fillimi i pandemisë në 122,810.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.