Covid-19/ Njoftohen masat e reja, nga sot nisin kufizimet sipas zonave të rrezikut

187

Duke qenë se situta e Covid-19 prej ditësh është paraqitur alarmante, Kosova ka vendosur të marrë situatën në dorë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte, pra 20 nëntor 2020, do të hyjnë në fuqi masat e reja në komuna, sipas kategorizimit të numrit të të infektuarve për 100,000 banorë.

Në zonën e kuqe apo rajonet me mbi 151 të infektuar, do të përfshihen 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në zonën e verdhë apo rajonet me 76 deri në 150 të infektuar, do të përfshihen 14 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Në zonën e gjelbër apo rajonet me 1 deri në 75 të infektuar, do të përfshihen 6 komuna: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

/descript.al/