Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëruar autoritetet të fillojnë vaksinimin masiv kundër Covid-19 javën e ardhshme, raporton Reuters.
Rusia pretendon se ka vaksinën e saj dhe Putin kërkon që përmes vaksinimit të popullatës, të ulet përhapja e pandemisë në vendin e tij.
Rusia ka filluar prodhimin e Sputnik-V dhe është në proces të testimit të një vaksine të dytë kundër koronavirusit, EpiVaCorona.
Sipas planit të qeverisë, mjekët dhe mësuesit do të vaksinohen të parët.
Industria farmaceutike ruse është e gatshme për një vaksinim në shkallë të gjerë, pasi dozat e vaksinës novatore Sputnik V kanë arritur tashmë dy milionë në ditët e ardhshme, tha Putin në një konferencë shtypi të mërkurën.