Covid-19/ Rriten ndjeshëm rastet në Rusi, Putin tregon nëse do ketë izolim të vendit

98

Presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje qytetarëve rus që t’i përmbahen rregullave të distancimit shoqëror, duke shtuar se dëshiron të shmangte një bllokim tjetër të vendit.

Rusia regjistroi të enjten 6,595 infeksione të reja, numri më i lartë ditor që nga mesi i korrikut. Moska kishte 1,050 raste të reja, më shumë se çdo qytet ose rajon tjetër në Rusi.

Rusia doli nga bllokimi në fillim të qershorit dhe shumë dyqane, biznese dhe rrjeti i transportit në Moskë tani po funksionojnë si zakonisht.

Udhëzimet për distancën shoqërore mbeten të vlefshme, dhe njerëzit duhet të mbajnë maska në dyqane dhe në transportin publik në kryeqytetin rus.

“Ju duhet t’u kërkoni njerëzve të respektojnë rregullat e nevojshme, përfshirë vendosjen e maskës”, tha Putin në video konferencë me guvernatorët rajonalë. “Sigurisht, kjo nuk është gjithmonë e rehatshme për njerëzit, por të sëmuresh është më keq.

“Unë me të vërtetë nuk do të doja të kthehesha përsëri në masat kufizuese që vendosëm këtë pranverë.”

Zyrtarët në kryeqytet kanë insistuar se nuk do të ketë një bllokim tjetër dhe kanë minimizuar mundësinë e një vale të dytë.

149 persona kanë vdekur në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 19,948.

Numri i rasteve totale në Rusi prej 1,128,836 është i katërti më i lartë në botë.

/Descript.al/