Covid-19/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve në Greqi

86

Greqia vijon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore njoftuan 2,186 infeksione të reja, të cilat e çuan numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 109,655, raporton Ekathimerini.

Nga këto raste të reja, 28 u raportuan në pikat hyrëse të vendit.

Numri i pacientëve të intubuar u rrit në 613 (mosha mesatare është 65 vjeç), nga 596 që ishte të martën, ndërsa 611 janë larguar nga spitalet.

Të dhënat gjithashtu treguan se 89 pacientë të tjerë humbën jetën nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,606.