Covid-19/ Rritet ndjeshëm numri i vdekjeve në Greqi

44

Greqia ka shënuar rritje të vdekjeve nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Vdekjet në Covid-19 u rritën në 134 të hënën në 48 orët e fundit, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY).

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Greqi ka shkuar në 10,587, raporton ekathimerini.

U raportuan 2.146 raste të reja të SARS-CoV-2 në vend, shumica e të cilave ishin në Atikë (1.022), e ndjekur nga Selaniku (302), ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve u rrit në 348,568.

Në të njëjtën kohë, 797 pacientë mbetën të intubuar (mosha mesatare ishte 68 vjeç), dhe 2.146 ishin larguar nga spitalet.

Autoritetet shëndetësore kryen 23,837 teste në 48 orët e fundit, të cilat treguan një normë pozitiviteti prej 9 përqind.

EODY gjithashtu tha që autoritetet kanë kryer 4,678.223 teste PCR dhe 3,511.226 analiza të shpejta të antigjenit që nga fillimi i epidemisë në Greqi.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016