Covid-19/ Rritet numri i rasteve në Kosovë

59

Kosova ka raportuar një rritje të rasteve me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 461 raste pozitive, 3.138 mostra të analizuara.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 67.469, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 1.582.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 58.919, kurse numri i rasteve aktive është 6.968