Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Itali

71

17,083 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Itali, nga 335,983 teste të kryera, raporton Tgcom.
Shkalla e pozitivitetit të sotëm qëndron në 5.1%, me rënie 2.6% nga shifra e së hënës. Në 24 orët e fundit ka pasur 343 vdekje, për një total prej 98,288 që nga fillimi i pandemisë. Njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 38 (9,009 shtretër të zënë), ndërsa 458 pacientë të tjerë të shtruar në pavijone të tjera Covid (62,634 në total).

Aktualisht pozitive në Itali janë 430,996 (+6,663 krahasuar me dje). Në 24 orë, 10,057 persona u shëruan. Janë 2,327 pacientë në kujdes intensiv, një rritje prej 38 njësive në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore ishin 222. Lombardia është rajoni i parë për rritjen e rasteve të reja (+3.762), pasuar nga Campania (+2.046) dhe Emilia-Romagna (+2.040).

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.