Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave në Kosovë

56

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 301 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 2,325 testime të kryera gjithsej.

Betejën me koronavirusin e kanë humbur 8 persona. Viktimat janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

/Descript.al/