Covid-19/ Rritet numri i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut

41

Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut, ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1404 testime prej të cilave 98 raste kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë orëve të fundit, kanë humbur jetën 9 persona: një nga Kriva Pallanka (52), dy nga Gostivari (60 dhe 62), Kumanova (60), Velesi (70), dy nga Shkupi (71 dhe 23) dhe dy nga Strumica (29 dhe 44).

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 15.925, ndërsa numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 661.

Ndërsa 101 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 13.418.

Numri i rasteve aktive në vendin fqinj është 1.846.