Covid-19/ Rritet sërish numri i të infektuarve në Greqi

54

Autoritetet shëndetësore greke konfirmuan 858 raste të reja me koronavirus të mërkurën, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 154,083, raporton ekathimerini.

Kjo është dita e dytë me radhë që numri i rasteve të reja ka qenë mbi 800.

Nga këto infeksione të reja, vetëm 11 u raportuan në pikat hyrëse të vendit.

Numri i pacientëve të intubuar ra në 274 nga 283 të martën me moshën mesatare të pacientëve që ishte 69, sipas të dhënave nga buletini ditor i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej 1,090 pacientë janë larguar nga sppitalet.

Të dhënat treguan se 32 pacientë të tjerë humbën jetën nga Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 5,724.