Covid-19/ Rritet sërish numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali

179

382 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Itali, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 27.359.

Vendi ka regjistruar një rritje të numrit të viktimave, pasi një ditë më parë u shënuan 333 viktima.

Po ashtu në orët e fundit u shënuan 2.091 raste të reja infektimesh, çka e çon numrin total të të prekurve në 201.505.

Gjithashtu edhe numri i të infektuarve është rritur, pasi një ditë më parë u raportuan 1.739 raste të reja.