Covid-19/ Senati amerikan kalon paketën e Biden për ndihmën ekonomike

55

Presidenti amerikan, Joe Biden, shënoi fitoren e tij të parë legjislative ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve kaloi paketën e tij të ndihmës për koronavirusin prej 1,9 trilionë dollarë, megjithëse Demokratët përballen me sfida ndaj shpresave të tyre për të përdorur projekt-ligjin për të rritur pagën minimale.

Plani Amerikan i Shpëtimit do të paguante për vaksinat dhe furnizimet mjekësore dhe planifikon ndihmë financiare emergjente për familjet, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore dhe lokale, raporton Reuters.
Sipas planit të Biden, do të jepen pagesa 1,400 dollarë për individët, një përfitim papunësie prej 400 dollarë në javë deri më 29 gusht dhe ndihmë për ata që kanë vështirësi të paguajnë qiratë dhe hipotekat në shtëpi gjatë pandemisë.
Duke folur nga Dhoma Roosevelt e Shtëpisë së Bardhë, Biden tha se ai thirri Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi për ta falënderuar atë për mbështetjen e saj.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.