Covid-19/ Sërish në rritje shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve në Itali

35

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 13.708 raste të reja të koronavirusit nga 339.939 teste të kryera (ndërsa një ditë më parë rritja ishte 7.767 me 112.962 teste). Shkalla e pozitivitetit është 4%, me rënie 2.9% nga e marta. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 627 vdekje (krahasuar me 421 të martën) për një total, që nga fillimi i urgjencës, e cila arrin në 112.374. Janë 20,927 të shëruar ndërsa 3,683 pacientë janë të shtruar në kujdesin intensiv.

Në 24 orë u regjistruan 276 pranime në reanimacion. Bilanci ditor midis pranimeve dhe daljeve në kujdesin intensiv është -60 njësi, ndërsa pranimet në 24 orët e fundit në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 276 (e marta 221). Në repartet e zakonshme, nga ana tjetër, 29,316 njerëz janë të shtruar në spital, me 21 njësi, raporton Tgcom.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016