Covid-19/ SHBA regjistron numër të lartë të të vdekurve

59

Sipas Universitetit John Hopkins, muaji janari tashmë është bërë muaji më i keq në SHBA sa i përket vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Që nga e marta, ka pasur më shumë se 79 mijë viktima të koronavirusit këtë muaj, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në dhjetor nga më shumë se një mijë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.

Presidenti Joe Biden ka premtuar 100 milionë vaksinime në 100 ditët e para të presidencës së tij, por me një rrugë të gjatë përpara për vaksinimet, ai gjithashtu bëri thirrje për 100 ditë mbajtje maske.