Covid-19/ SHBA vijon me shifra rekord të numrit të infektuarve

79

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 247.403 raste të reja me Covid-19 të mërkurën, duke shënuar një rekord të ri të lartë, sipas shifrave të raportuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo është dita e 44 radhazi që SHBA ka raportuar mbi 100,000 infeksione. Shifrat e së mërkurës tejkalojnë të mëparshmet, 231,775 raste të reja të konfirmuara në 11 Dhjetor, sipas të dhënave të Johns Hopkins, raporton abcnews.

3,656 vdekje u regjistruan gjithashtu në të gjithë vendin të mërkurën, duke vendosur një tjetër rekord. Kjo është hera e katërt që nga fillimi i pandemisë që vendi ka raportuar më shumë se 3,000 vdekje nga Covid-19 në një ditë të vetme. Kulmi i mëparshëm i vendit me 3,300 viktima ishte regjistruar në 11 Dhjetor, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

Numri total i të infektuarve në SHBA ka arritur në 16,979,777 që nga fillimi i pandemisë dhe të paktën 307,501 prej tyre kanë vdekur, sipas të dhënave të Johns Hopkins.