Covid-19/ Trump hoqi kufizimet e udhëtimeve, Biden kundërshton: Do bllokojmë urdhrin

69

Presidenti Donald Trump të hënën hoqi kufizimet e udhëtimit në lidhje me koronavirusin për pjesën më të madhe të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Brazilit, që ishin në fuqi deri në 26 Janar, një lëvizje që administrata e Presidentit të zgjedhur Joe Biden ka premtuar të bllokojë, raporton CNN.

Nëpërmjet një urdhri ekzekutiv të lëshuar të hënën në mbrëmje, Trump tha se ai ishte këshilluar të hiqen kufizimet për udhëtarët që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga 26 vendet evropiane në Zonën Shengen, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Brazilin por të linte kufizime në vend për udhëtimet nga Irani dhe Kina

“Pajtohem me Sekretarin se ky veprim është mënyra më e mirë për të vazhduar mbrojtjen e amerikanëve nga Covid-19 ndërsa mundëson rifillimin e udhëtimeve në mënyrë të sigurt”, shkroi Trump në urdhër, duke iu referuar Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar.

Por Biden, i cili do të marrë presidencën të mërkurën, ka kundërshtuar. Sekretari i tij i ardhshëm i shtypit, Jen Psaki, tha se administrata e tij nuk do të heqë kufizimet.

“Me përkeqësimin e pandemisë dhe variantet më ngjitëse që po shfaqen në të gjithë botën, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare,” tha Psaki në Twitter. “Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, Administrata nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime në 26 janar. Në fakt, ne planifikojmë të forcojmë masat e shëndetit publik rreth udhëtimeve ndërkombëtare në mënyrë që të zbusim më tej përhapjen e Covid-19”, thuhet në njoftim.