Turqia regjistroi 31 923 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm e personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Turqi ka arritur në 513 656, shkruan Anadolu Agency.
Rreth 4 821 pacientë u shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 414 141 , ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 14 129.
Numri i pacientëve në gjendje kritike është 5 502.