Covid-19/ Vetëm në rritje kurba e të infektuarve në Kosovë, regjistrohen edhe 14 të vdekur

110

Duket se Kosova nuk po sheh ulje të numrit të personave të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 14 persona të infektuar me koronavirus dhe janë regjistruar 639 raste të reja, nga 1,565 persona të testuar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 38.431, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 989.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 23.754 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 13.688.