Covid-19/ Vijon të jetë kritike situata në spitalet e Greqisë

47

Autoritetet greke të Shëndetësisë njoftuan të Shtunën se ka 837 pacientë të intubuar aktualisht në spitale, një rritje e mëtejshme nga e Premtja që ishin 824, ndërsa raportojnë një rënie në rastet e reja dhe vdekjet, raporton ekathimerini.

Kishte 67 vdekje të Shtunën, një rënie e konsiderueshme nga 91 vdekje të raportuara të Premten, por mjaft për të sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve deri në 9,397.
Në 24 orët e fundit, ka pasur 2,411 raste të reja nga 64,211 teste me një normë pozitiviteti prej 3,75%.

Pavarësisht nga rënia e rasteve të reja, presioni mbi kryeqytetin e Greqisë dhe rajonet përreth tij mbetet. Atika, epiqendra gjeografike e pandemisë në Greqi, raportoi 1,169 raste të reja, një normë shpërndarjeje prej 42,1%. Kishte 299 raste të reja në qytetin verior të Selanikut.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016