Covidi/Franca vendos testime të detyrueshme për udhëtarët nga 16 vende. Mungon Shqipëria

182

Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar se depistimi do të jetë i detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga 16 vende në rrezik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Jean Castex tha këtë të premte se këto vendime u morën gjatë Këshillit të Mbrojtjes të përqendruar në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në të gjithë botën, e cila bën thirrje për kontrolle më të forta kufitare.

Kryeministri njoftoi një kontroll të gjerë pas mbërritjes në aeroportet franceze nga 1 gushti. Gjashtëmbëdhjetë shtete “ku qarkullimi viral është veçanërisht i fortë” do të klasifikohen në “listën e kuqe”.

Për shtetasit francezë që banojnë në këto vende ose banorët e këtyre vendeve që kanë një vendbanim kryesor në Francë, ‘screening test’ do të jetë i detyrueshëm.

“Ne e dimë se në një numër të këtyre vendeve, nuk ka një strategji shqyrtimi dhe se qasja në teste është e vështirë, si rezultat i së cilës ne kemi vendosur të përgjithësojmë testet pas mbërritjes”, – shtoi ai, duke specifikuar se rastet pozitive do të vendosen në karantinë. E njëjta masë do të merret në porte.

Këto 16 shtete janë:
– Shtetet e Bashkuara
– Izraeli
– Algjeria
– Turqia
– Afrika e Jugut
– Brazili
– Kili
– Emiratet e Bashkuara Arabe
– India
– Meksika
– Serbia
– Katari
– Mali i Zi
– Panamaja
– Peruja
– Kuvajti

Siç shihet nga lista mungon Shqipëria, çka tregon se nuk shihet si vend me risk. Kreu i qeverisë franceze gjithashtu u rekomandoi qytetarëve që të mos shkojnë në Katalonjë, Spanjë, “për sa kohë që gjendja shëndetësore nuk përmirësohet”, tha ai. “Ne jemi në diskutime me autoritetet spanjolle dhe katalanase në mënyrë që ata të sigurojnë që, në drejtimin tjetër, flukset të jenë sa më të kufizuara të jetë e mundur”, shtoi ai.

Screening test ka të bëjë me aplikimin e një testi, një ekzaminimi apo të një tjetër procedure mbi subjekte josimptomatikë me qëllim identifikimin e një patologjie potenciale në fazën e vet më të hershme, kur një ndërhyrje mund të modifikojë në mënyrë të ndjeshme historinë e saj natyrore.