Crespo sulmon Messin: Ai kishte nevojë për një profesionist në krah, jo për babanë e tij

74

Hernan Crespo ka sulmuar Lionel Messin teksa është shprehur se argjentinasi mund ta kishte shmangur krizën me presidentin Josep Maria Bartomeu dhe Barcelonën, nëse do të kishte një profesionist në krah të tij.

Crespo, i cili ka luajtur së bashku me Messin te Argjentina, mendon se prania e babait të 33-vjeçarit, Jorge, luajti një rol të madh duke u bërë shkak për largimin nga Camp Nou.

Me gjithë këtë situatë, çështja është që … me gjithë respektin për Jorge Messi, më duket se në këto rrethana keni nevojë për një profesionist pranë jush. Nuk është e njëjta gjë të flasësh me një agjent, domethënë me dikë profesionist dhe me një baba agjent, pasi agjenti nuk do të marrë parasysh çështjen e familjes etj. Ju duhet të jeni profesionist në këto raste”, përfundoi legjenda argjentinase”, ka thënë fillimisht Crespo për TyC Sports.