Cristiano Ronaldo thyen karantinën dhe tregon publikisht “arratisjen” e tij

48

Cristiano Ronaldo doli pozitiv ndaj testit të Covid-19 pak ditë më parë. Për këtë arsye, futbollisti i njohur u karantinua në shtëpinë e tij, ku po merrte dhe mjekimet e nevojshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Gjatë periudhës së izolimit, Cristiano jo vetëm që nuk duhej të largohej nga shtëpia, por madje partnerja e tij së bashku me fëmijët u zhvendosën në një tjetër shtëpi për të mos rrezikuar të infektoheshin. Mesa duket, Ronaldo nuk ka rezistuar dot gjatë në karantinë dhe pavarësisht rregullores së duhet të qëndrojë 2 javë në shtëpi, ai ka vendosur të dalë.

Vetë futbollisti ka bërë një “live” pak minuta më parë në Instagram, ku fliste me fansat rreth gjendjes së tij, teksa në sfond dukej që nuk ishte aspak në shtëpi. “Përsa kohë jeni mirë psikologjikisht, çdo gjë është ok,” u shpreh Ronaldo ndër të tjera në videon e tij.

/Descript.al/