Çudira nga Durrësi / Ngacmoi seksualisht 31-vjeçarin, policia arreston një 19-vjeçar

99

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 31-vjeçar.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, të dy personat në fjalë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk jepen detaje të tjera se ku ka ndodhur ngjarja, dhe se cila ka qenë njohja mes tyre.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

(Descript.al)