Dalin detaje të reja nga sulmi makabër në Francë, autori i ka prerë kokën dy personave gjatë meshës

105

Mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja në lidhje me sulmin terrorist në Nicë të Francës, ku një person i ka prerë kokën dy personave dhe një person i tretë është vrarë.

Ngjarja tragjike ndodhi brenda bazilikës Notre-Dame në Nicë rreth orës 9 të mëngjesit pasi filloi mesha e mëngjesit.

Sipas Mirror, disa persona të tjerë mbetën të plagosur.

Raportohet se Policia ka qëlluar autorin e dyshuar i cili bërtiti “Allahu Akbar” ndërsa u arrestua dhe më pas u dërgua në spital.

“Dy viktimave, një burri dhe një gruaje, iu është prerë koka” tha zëdhënësi i policisë, duke folur për atë që e quajti “një sulm terrorist”.

Gjithashtu u konfirmua se një nga të vdekurit ishte një roje kishe.

/Descript.al/