Deklarata e Bashës, reagon Rama dhe jep mesazhin e koduar për opozitën

51

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së kryetarit demokrat Lulzim Basha se 25 prilli ishte masakër elektorale.

Rama thotë se humbësit fokusohen tek fituesit, por mandati i tretë sipas tij nuk do i ngjajë dy të parëve, teksa thotë se është ende e hapur ftesa për bashkëpunim.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama.

Basha u shpreh me herët se 25 prilli ishte masakër zgjedhore dhe se do të vijojë betejën në çdo front për të rrëzuar regjimin Rama-Doshi-Rakipi.