Deklarata e fortë e gazetarit Myftaraj: Vila e Ramës me butona sekretë, ka më shumë…

3132

Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ftuar në një nga emisionet televizive në vend është shprehur se suksesi i elitës politike në vend është i bazuar në të shkuarën tyre.

Myftaraj ka folur edhe për shtëpinë e Kryeministrit Edi Rama, që sipas tij ka shumë butona që hapin dyer dhe ka më shumë nëntokë se sa mbi tokë.

Gazetari: Ju thoni se vila e Ramës ka disa butona dhe disa gjëra të fanta-shkencës të ngjashme me filmat amerikanë të Hollywood-it.

Myftaraj: Në atë vilë më shumë gjëra ka nëntokë se sa mbi tokë. Shërbimet e fshehta merren me video, dihet si gjë. Gjyshi i kryeministrit ka qenë shofer i Ahmet Zogut, këtë e ka pranuar vetë ai dhe se gjyshja e tij ka qenë kameriere në oborrin e Zogut.

Fakti që këta njerëz që kanë bërë karrierë është se kanë diçka nga e shkuara. Këta sillen si duan ata. Prandaj shkojnë në Dubai, se ua blejnë sekrete dhe i përdorin. Këtu elitat i ngre e shkuara e tyre. E gjithë e përbashkëta e tyre është se kanë prapaskena të errta në të shkuarën e tyre.-është shprehur Myftaraj.