Del dokumentari: Çfarë e vrau Maradonën? Tenton të zbulojë shkaqet e vdekjes së legjendës argjentinase

143

Vdekja e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona në moshë 60-vjeçare tronditi jo pak botën por edhe u ngritën pikëpyetje mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Discovery Uk është përpjekur të hetojë shkakun e vdekjes, duke porositur ITN Productions të prodhojë një dokumentar me titull: “Çfarë e vrau Maradonën?”.

Versioni zyrtar flet për mosfunksionimin e zemrës, por ka hije dyshimi mbi të vërtetën. Përmes intervistave me shkencëtarë, mjekë dhe njerëz të ndryshëm pranë Maradonës , ky dokumentar përpiqet të analizojë shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e kampionit të madh të futbollit. Bëhet një kthim pas duke u përqendruar në stilin e tij të jetës, për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

“Ky dokumentar ofron një pasqyrë unike në jetën dhe vdekjen e Maradonës, duke folur me njerëzit që e njihnin, e donin dhe punonin me të,” – zbuloi Sarah-Jane Cohen nga ITN Productions. Dokumentari pritet të jetë shfaqet ekskluzivisht në platformën “Discovery Plus”, duke filluar nga 28 dhjetori.