Denoncimi i PD-së/Bardhi sjell rastin tragjik të 53-vjeçarit: Shëndetësia, dështimi i madh i Ramës

66

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook shkruan se shëndetësia është një nga dështimet më të mëdha të Edi Rama.

Teksa sjell rastin e 53-vjeçarit nga Ndroqi Lutfi Çekiri, numri dy i selisë blu thekson se, sistemi është i rrënuar, ndërsa stafet mjekësore janë të keqpaguara.

Gazment Bardhi: Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.

• Ilaçet nuk janë të sigurta.

• Sistemi është i rrënuar.

• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.

• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!

Denonco, shpërndaje këtë video.