Denoncimi në KQZ ndaj Alket Hysenit/ Me ç’të drejtë deputeti iu kërkon llogari drejtuesve të policisë?

78

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është denoncuar një rast i deputetit të Partisë Socialiste Alket Hyseni.

Në faqen zyrtare të KQZ-së thuhet se deputeti Alket Hyseni, ka thirrur  në takim drejtuesit e policisë Sarandë.

Sipas kallëzimit, por edhe sipas ligjit zgjedhor dhe ligjit për Policinë e Shtetit, deputeti nuk ka asnjë të drejtë që t’i kërkojë llogari policisë së shtetit.

“Me date 6 janar 2020 deputeti A.Hyseni ka thirrur ne takim drejtues te policise se shtetit Sarande. Zoti Hyseni eshte deputete, eshte politikan, eshte kandidat ne zgjedhje dhe drejtues politik i zones, dhe asnje pike e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te therrasin ne takim e te kerkojne llogari policise se shtetit. Rasti konkret perben shkelje te dispozitave ligjore dhe nje sinjal negativ per zgjedhjet dhe rolin e Policise ne to, ndaj eshte ne interesin e vete KQZ te reagoje per distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen”, thuhet në kallëzimin e postuar në faqen e KQZ. Ajo që vihet re është se LSI gjithashtu ka adresuar një sërë kallëzimesh në KQZ.