Deputeti i njohur “plas bombën” Ilir Meta organizoi vrasjen time dhe të Bushatit por vetëm u plagosa

29946

Kujtim Gjuzi përmes rrjetit social FB, ka hedhur akuza mjaft të rënda në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Gjuzi shkruan se Ilir Meta, Ilir Gjoni dhe Ilir Zaçe në vitin 2001 organizuan një tentativë vrasje ndaj tij dhe Zef Bushatit, teksa shton se në atë ngjarje ai u plagos.

LEXONI EDHE:

Spartak Ngjela tregon lëvizjen që mund të bëjë Ilir Meta për të shpëtuar dhe lëshon thirrjen urgjente

Sipas Gjuzit, Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, mik i Metës, sorollati hetimet dhe mori vendim për pushim të çështjes pas 10 vitesh.

Sa i përket pikërisht çështjes të paprecedentë në vendin tonë, ku më datë 9 qershor në parlament do të votohet për shkarkimin ose jo të Metës, Gjuzi nënkupton se vota e tij do të jetë pro.

Postimi i plotë:

GJUZT NE KUVEND ME SIMBOLIKE KOMBETARE

KUJTIM GJUZI KRYETAR “PKKA” & RAMAZAN GJUZI KRYETAR i KOMISIONIT TE ARSIMIT DHE MEDIAS NE SEANCE  PLENARE DATE 03.06.2021

2 VOTA PRO SHKARKIMIT, 2 VOTA KUNDER SHKARKIMIT APO 2 VOTA ABSTENIM PER HETIMIN E PRESIDENTIT ILIR META

PRESIDENTI NUK E KA NJOHUR PARLAMENTIN ME OPOZITEN REALE PO NE PSE TA NJOHIM ILIR METEN KUR SHKEL NENIN 89 TE KUSHTETUTES

(Pjesmarrje aktive me LSI ne Berat fushata Elektorale Zgjedhje Qershor 2017)

Shqiptaret thone:

“Gardhi kalbet gjaku nuk tretet, Hak pa marre e borxh pa lare nuk ka ne kete jete”

Ilir META, Ilir GJONI, Ilir ZACE organizuan ne Shengjin Lezhe 02.12.2001 tentative per vrasje te Zef BUSHATI dhe Kujtim GJUZI e mora plagosje nga kriminelet e ish kryeministrit I.M

Prokurori i pergjitheshem mik i Presidentit sot aso kohe sorollati hetimet dhe solli nje vendim per pushim te ceshtjes pas plot 10 vjet

Deputet Kujtim GJUZI-shkruan Gjuzi

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.