Deputeti opozitar zihet keq me Gramoz Ruçin për parkimin e makinës te Kuvendi (Debati mes tyre)

178
Kryeparlamentari Ruçi dhe deputeti Alimadhi

Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi, në fjalën e tij në seancën e sotme nuk ka zgjedhur të flasë për politikë apo për çështje të rendit të ditës, por ka debatuar ashpër me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Lexoni të ngjashme: Kujtim Gjuzi nuk përmbahet / Me maskë ushtarake kërcënon socialistët: Nëse doni sherr, ne jemi gati!

Alimadhi kërkoi fjalën dhe ngriti shqetësimin se nuk ka ku parkon makinën kur vjen te Kuvendi dhe se Policia e ka gjobitur.

Por, Ruci i kërkoi që të ulet duke i thënë se kjo nuk është një çështje që duhet të diskutohet aty.

Debati mes tyre:Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet
Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti
Adriatik Alimadhi: Nuk ulem
Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon
Adriatik Alimadhi: Ju jeni perëndia Zoti.

(Descript.al)