“Deputeti që duam”, Rama: Mandati i dytë u thye në mes, ndeshja e 25 Prillit vendimtare për Shqipërinë

91

Në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’ kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në parlamentin e ardhshëm.

25 prilli Rama thotë se do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara apo nëse sipas tij do të ngecin në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë. Këtu Rama theksoi se mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Sekretari Përgjithshëm Taulant Balla, e kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’ zhvilluan një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste.

Rama u shpreh se mandati i tij i dytë u thye në “mes” për shkak të tërmetit dhe të pandemisë, teksa shtoi se grupi i PS është i përbërë profile të reja, që mund të bëjnë çdo rol.

“Kjo do tregojë nëse do ecim apo të të ngecim në gropën e asaj politike që na çoi në humnerë. Kemi bërë shumë, shumë më shumë se ata që e kishin këtë detyrë para nesh por skemi bërë sa duhet, pasi ky mandate u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona asnjë ditë. Unë vetë kam bërë çmos në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë për ta merituar nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Unë vetë, si i pari i familjes, kam bërë cdo gjë. Grupi im është një grup që ka mbajtur probleme të mëdha, momentet e rënies së tensionit kanë qënë të shpeshta dhe të gjata. Grupi ka qënë solid,” tha Rama teksa bëri me dije se në platformën ‘Deputeti që Duam’ kanë aplikuar 1581 qytetarë nga çdo fushë e jetës.

“Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie për të na u bashkuar në skuadrën. Kemi pasur 1581 aplikime nga i gjithë vendi, qytetarë të çdo fushe të jetës. Procesi ka kaluar në disa etapa. Jam i kënaqur që të takojë disa prej tyre që do i bashkohen skuadrës tonë. Kam dy kolegë që kur ishin të rinj, u bënë pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë të ndryshme për t’u bërë pjesë e rrugës tonë të përbashkët. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë me mua këtu. Taulanti është dhe për një arsye tjetër për hapjen dhe përzgjedhjes së anëtarëve të skuadrës sonë” – tha Rama.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.