Dështojnë negociatat e Ballukut me kontrollorët, pezullohen të gjitha fluturimet nga dhe drejt Tiranës

102

Kanë dështuar negociatat në mbledhjen mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku me kontrollorët e sistemit ajror në aeroportin “Nënë Tereza”, e për pasojë puna në këtë aeroport është pezulluar.

Kjo ka ndodhur si pasojë e fakti se kontrollorët e AlbControl vendosën sot të bojkotojnë  punën në protestë për pagat dhe kushtet e punës. Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%.

65 kontrollorët e aeroportit nuk do të rikthehen në punë, teksa më parë kanë firmosur edhe një deklaratë paaftësie të përkohshme.

Ata kanë parashtruar disa kërkesa, siç janë:

Rikthim i kolegëve në punë

Shfuqizim i vendimeve të bordit

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020

Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi

Deri më tani janë të paktën dy fluturime që kanë pasur pasoja për shkak të situatës së krijuar në Rinas, një avion që vinte nga Stambolli është vonuar me 40 minuta për të mbërritur një destinacion, ndërsa tjetri është kthyer sërish në Greqi, për shkak se nuk mund të ulej në pistë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.