Detaje të reja nga grabitja në Tiranë, motoristi u kërcënua me sqepar! Si ndodhi gjë

33

Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja e pikës valutore te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Autorët e maskuar e kanë kërcënuar punonjësin e Exchange me sqepar, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore.

Dyshohet që punonjësi 55-vjeçar të ketë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Nga foto e siguruar nga BW motori gri është përdorur nga autorët, ndërsa vetë punonjësi ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi.